Supermakinat dhe jahti i Andrew Tate/ Avokatët thonë se nuk ishin në pronësi të tij
Influenceri kontrovers Andrew Tate ka ekzagjeruar pasurinë dhe stilin e tij të jetesës në rrjetet sociale, ndërsa disa prej makinave luksoze dhe një jaht me vlerë 50 milionë dollarë të shfaqura në postimet e tij nuk kanë qenë në pronësi të tij. Pretendimi është bërë nga përfaqësuesit e tij ligjorë në një parashtresë drejtuar një gjykate në Florida. Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan, ndodhen në paraburgim në Florida, ndërsa kërkojnë lirimin me kusht dhe presin përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Britanisë së Madhe. Dy vëllezërit u arrestuan muajin e kaluar, pasi prokurorët britanikë ngritën 38 akuza të reja ndaj tyre, përfshirë akuza për përdhunim dhe vepra të lidhura me trafikimin seksual. Të dy i mohojnë akuzat. Prokurorët kanë argumentuar se vëllezërit përbëjnë...
Burimi:
syri.net