Studimi: Cigaret elektronike rrisin shanset për lënien e duhanit –

Studimi: Cigaret elektronike rrisin shanset për lënien e duhanit –

Një rishikim i gjerë shkencor ka zbuluar se duhanpirësit që duan të lënë duhanin kanë më shumë gjasa t’ia dalin nëse përdorin cigare elektronike me nikotinë. Ekipi i Cochrane analizoi 80 studime me rreth 30 mijë pjesëmarrës dhe arriti në përfundimin se cigaret elektronike me nikotinë janë më efektive se disa nga metodat tradicionale, si flasterët, çamçakëzët me nikotinë dhe programet mbështetëse. Sipas analizës, rreth 10 persona në 100 arrijnë ta lënë duhanin duke përdorur cigare elektronike me nikotinë, krahasuar me rreth gjashtë në 100 me metodat e tjera. Ato rezultuan gjithashtu më efektive se cigaret elektronike pa nikotinë. Studiuesit theksojnë se përdorimi i cigareve elektronike me nikotinë mund të jetë një hap drejt ndërprerjes së mëvonshme edhe të nikotinës. Megjithatë, nevojiten më shumë të...