VIDEO/ I veshur i gjithi me të bardha, Policia e Beratit nxjer pamjet e arrestimit të Bledar Çunit
Policia e Beratit, ka publikuar pamjet e arrestimit të Bledar Çunit, personit të shpallur në kërkim nga prokuroria për akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë. Çuni, shihet që është i veshur i gjithi me të bardha dhe është kapur teksa ka dalë nga një festë me familjarët dhe shoqërinë e tij, të cilët kishin shkuar për tu njohur me gjininë e fëmijës. Familjarët e tij, kanë pretenduar se akuza e ngritur nga prokuroria është e ekzagjëruar duke shpresuar se do arrijnë të ndryshojnë në prokurori dhe gjykatë, akuzën e “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë. Bledar Çuni së bashku me dy persona të tjerë plagosën me armë zjarri Fabion Kuçin ndryshe i njohur si “Guçi” në “Tik-Tok”, teksa ndodhej në një lokal...
Burimi:
syri.net