Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari
Një 26-vjeçar nga Kruja është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se po transportonte një armë zjarri me qëllim shitjen e saj. Policia njofton se operacioni i koduar “Price” u finalizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve. Sipas policisë, informacioni operacional lidhej me një person që po udhëtonte nga Kruja drejt Tiranës me një armë zjarri në automjet. 26-vjeçari, me inicialet N. D., banues në Krujë, u arrestua në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, efektivët gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, e cila dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej për t’u shitur në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti me të cilin lëvizte 26-vjeçari...
Burimi:
javanews.al