Nga Kamza në Bulqizë për të kultivuar dy parcela me hashash, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar!

Nga Kamza në Bulqizë për të kultivuar dy parcela me hashash, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar!

Nga Kamza në Bulqizë për të kultivuar hashash, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar. Policia e Dibrës njoftoi sot (26 gusht) se në fshatin Okshtun të Vogël, u zbuluan 2 parcela ku po kultivoheshin 215 bimë, aty ku u arrestua dhe 37-vjeçari nga Kamza. Operacioni është koduar “Indicia” dhe po hetohet për bashkëpunëtorë të tjerë, kurse bimët narkotike u asgjësuan. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, zbuluan 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i cili, në vijim të...