Alarm në Gjermani, në aeroportin e Frankfurtit shpërthen malaria! 6 punonjës të infektuar, njëri humb jetën
Gjermania ndodhet në alarm shëndetësor pasi 6 punonjës në Aeroportin e Frankfurtit janë prekur nga malaria, njëri prej të cilëve ka humbur jetën. Rastet u konfirmuan nga operatori i aeroportit Fraport dhe Instituti Robert Koch. Katër raste ishin raportuar në mesin e korrikut, por numri i përgjithshëm është rritur që atëherë në gjashtë. Pesë punonjësit e tjerë të prekur nga sëmundja po i nënshtrohen trajtimit specifik mjekësor. Sipas raporteve fillestare, infeksionet lidhen me të ashtuquajturën “Malaria e Aeroportit “, një mënyrë e rrallë transmetimi jashtë zonave ku sëmundja është e pranishme. Një ose më shumë mushkonja të infektuara mund të kenë mbërritur në aeroport në mesin e verës, të jenë transportuar në hambarin e një avioni ose në bagazhe nga një zonë rreziku, dhe më...
Burimi:
javanews.al