‘Rama përpiqet të maskojë problemet e vendit’/ Shehu: Takimi në Pogradec ishte propagandë, rezultati zero
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka cilësuar si propagandistik takimin e zhvilluar në Pogradec, duke deklaruar se ai nuk solli asnjë rezultat konkret. I ftuar në Syri TV, Shehu tha se qeveria po përpiqet të maskojë problemet e vendit, duke përmendur korrupsionin, krimin e organizuar, varfërinë dhe largimin e qytetarëve. “Rezultati është zero. Ishte thjesht një vepër propagandistike tipike e regjimeve”, u shpreh Shehu. Ai deklaroi se PD po përgatit një strategji të re opozitare, si në Parlament ashtu edhe në terren, duke paralajmëruar intensifikim të aksionit politik gjatë vjeshtës. Shehu tha se ndryshimi do të vijë nga lëvizja qytetare dhe jo nga drejtësia, ndërsa kërkoi një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Në lidhje me Kosovën, deputeti demokrat deklaroi...
Burimi:
syri.net