Pas takimeve në Pogradec, Rama do të mbledhë të premten ministrat në selinë e PS
Vetëm pak ditë pas takimeve dyditore në Pogradec, kryeministri Edi Rama rikthen në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja do të zhvillohet të premten. Takimi vjen në vijim të diskutimeve të zhvilluara në Pogradec, ku Rama vendosi në qendër të vëmendjes nevojën për një qasje të re të qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj problematikave të qytetarëve. Kryeministri u ka kërkuar ministrave që të ndjekin çdo muaj punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u ka kërkuar një prani më të madhe në terren dhe kontakt më të drejtpërdrejtë me qytetarët. Kjo qasje është konkretizuar edhe përmes dy dokumenteve të prezantuara nga Partia Socialiste, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Ndërkohë që u fol për ndryshime te mundshme të...
Burimi:
gijotina.com