Po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari në kthesën e Kamzës

Po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari në kthesën e Kamzës

Një 26-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap me një armë zjarri pistoletë, të cilët kishte si qëllim ta shiste në kryeqytet. I riu me iniciale N.D u vu në pranga në kuadër të opracionit të koduar “Price” në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”. “Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 26-vjeçari u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) që dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej me qëllim shitjen në Tiranë”, thotë policia. Ndërkohë policia thotë se vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij.