“Do të të vras”, 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e servisit në Athinë
Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në një servis makinash në zonën Neos Kosmos të Athinës, ku janë përfshirë një 49-vjeçar shqiptar dhe pronari 45-vjeçar i biznesit, me origjinë armene. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat greke, 49-vjeçari ka shkuar fillimisht në servis dhe ka nisur të ofendojë pronarin, ndërsa më pas dyshohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Persona të tjerë që ndodheshin në ambient kanë ndërhyrë për ta larguar, por para se të largohej, 49-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar pronarin: “Këtë do ta paguash me gjak”. Pak minuta më vonë, situata është përshkallëzuar. 49-vjeçari është kthyer sërish në servis, këtë herë duke mbajtur një thikë rreth 26 centimetra të gjatë. Ai dyshohet se i është afruar pronarit duke e kërcënuar me fjalët:...
Burimi:
gijotina.com