14 të porsalindur humbin jetën në Pakistan, pas një zjarri që shpërtheu në spital –

14 të porsalindur humbin jetën në Pakistan, pas një zjarri që shpërtheu në spital –

Të paktën 14 të porsalindur kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në repartin e maternitetit të spitalit PIMS në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit. Sipas një zëdhënësi të spitalit, zjarri nisi në një njësi të ajrit të kondicionuar në repartin e nënës dhe fëmijës dhe u përhap me shpejtësi, i favorizuar edhe nga lidhjet e oksigjenit. Në momentin e incidentit, në repart ndodheshin 15 foshnja. Vetëm një prej tyre është arritur të shpëtohet, ndërsa 14 të tjerat kanë humbur jetën. Familjarë të shumtë janë mbledhur jashtë spitalit, mes dhimbjes dhe lotëve. Një prej tyre i tha BBC-së se foshnja e tij, vetëm tre ditëshe, kishte vdekur në zjarr. Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif ka shprehur “keqardhje të thellë” për tragjedinë dhe ka urdhëruar nisjen e...