AAK padit 17 vendime të qeverisë, opozita në Kosovë akuzon Albin Kurtin për shkelje të ligjit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paditi në Prokurorinë Speciale 17 vendime të qeverisë të kaluara në mbledhjen e 12 gushtit. Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se ato janë marrë në tejkalim të kompetencave, që i lejon ligji një qeverie në detyrë. Në mbledhjen e 12 gushtit qeveria miratoi 24 vendime. Ato kishin të bënin me dhënien me qira te tokave në Ferizaj, shfrytëzimin e gurit gëlqeror, shpronësimet, etj. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe organizata të shoqërisë civile. Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Kosovës për drejtësi argumentuan se, Qeveria nuk mund të nisë procedura të reja për emërime apo të marrë vendime që nuk janë të domosdoshme, duke përfshirë dhënien me qira të pronave publike. Ndërkohe, deputetët e Partisë Demokratike të...
Burimi:
vizionplus.tv