Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje për Rusinë, Ukrainën dhe Iranin

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje për Rusinë, Ukrainën dhe Iranin

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Moskë më 25 gusht, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë zyrtarë amerikanë. Kjo vizitë e rrallë vjen në një kohë kur përpjekjet e Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës kanë ngecur dhe tensionet lidhur me marrëdhëniet e Moskës me Iranin janë përshkallëzuar. Arsyeja e vizitës së Ratcliffe, e para që publikisht dihet se ka realizuar në Rusi që kur ai u bë drejtor i CIA-s gjatë mandatit të Donald Trump, nuk ishte menjëherë e qartë. Zyrtarë amerikanë, që ishin në dijeni të udhëtimit, konfirmuan se ai fluturoi drejt Moskës, por nuk pranuan të zbulonin përmbajtjen e takimeve të tij apo të tregonin me kë u...