Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama: Një detyrim njerëzor!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas riatdhesimit të 2 grave dhe 3 fëmijëve nga kampet e Sirisë. Kreu i qeverisë thotë se ky është një detyrim njerëzor dhe shtetëror. “Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri. Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Burimi:
vizionplus.tv