Pesë shqiptarë kthehen nga Siria, Rama: Vijon përpjekja për të tjerët! Një fillim i ri nën mbrojtjen e institucioneve
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga riatdhesimi i pesë shtetasve shqiptarë nga Siria në Shqipëri, duke garantuar se përpjekjet e autoriteteve shqiptare për kthimin e shtetasve të tjerë që ndodhen ende në Siri do të vijojnë. Rama e cilësoi riatdhesimin një detyrim njerëzor dhe shtetëror, duke nënvizuar se personave të kthyer në Shqipëri do t’u garantohet mbështetja e institucioneve. “Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri. Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare”, deklaroi Rama. Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje...
Burimi:
javanews.al