Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

Këto pamje janë gjatë monitorimit që policia e Tiranës i ka bërë të shumëkërkuarit Ylli Zalla, i cili u prangos pak ditë më parë në afërsi të banesës së tij në Krujë. Siç duket nga pamjet, ai është mbajtur nën vëzhgim me dron të teknologjisë së lartë, dronin “Bayraktar”, për të mbajtur nën kontroll lëvizjet e tij. Në pamje, Zalla shfaqet duke lëvizur në zonë me një kallashnikov në krah, armë që iu sekuestrua bashkë me 3 karikatorë. Ai u mbajt në survejim nga policia e Tiranës derisa u prangos nga forcat speciale RENEA, pas 10 muajsh arrati. Ylli Zalla u ndalua pasi akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, por në disa reagime në rrjetet sociale i ka mohuar këto...