Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për viza në gjithë botën

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për viza në gjithë botën

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar të gjitha aplikimet për viza imigruese në SHBA, ndërsa Departamenti i Shtetit po përgatit rregulla dhe procedura më të rrepta për pranimin e aplikantëve. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit konfirmoi se iniciativa është zbatuar në ambasadat dhe konsullatat amerikane që prej fillimit të gushtit, ndërsa takimet për viza janë riorganizuar për t’i lënë hapësirë trajnimeve të reja për punonjësit konsullorë. Sipas autoriteteve amerikane, qëllimi është që zyrtarët konsullorë të vlerësojnë në mënyrë më të detajuar çdo aplikant dhe të përcaktojnë nëse ai mund të përfundojë duke u mbështetur në përfitimet publike në SHBA. Disa persona që kishin intervista të planifikuara janë njoftuar se takimet e tyre janë anuluar dhe se do të marrin një datë të re....