SHBA drejt revokimit masiv të vizave B1/B2, deri në 200 mijë shtetas mund të preken

SHBA drejt revokimit masiv të vizave B1/B2, deri në 200 mijë shtetas mund të preken

Departamenti i Shtetit po shqyrton revokimin e vizave të deri në 200.000 shtetasve të huaj që kanë kërkuar azil pasi kanë hyrë në SHBA me viza turistike ose biznesi. Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përgatitet të revokojë vizat për biznes dhe turizëm të shtetasve të huaj që kanë aplikuar ose që aktualisht po kërkojnë azil në SHBA, bëri të ditur Departamenti i Shtetit. Ende nuk është bërë e ditur se sa viza do të preken, por sipas vlerësimeve të Associated Press, që u referohen dokumenteve të Departamentit të Shtetit dhe dy zyrtarëve amerikanë, ky numër mund të shhkojë deri në 200.000. Nëse zbatohet kjo, ky do të ishte revokimi më masiv i vizave që kka ndodhur ndonjëherë në historinë e...