Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma
Shtatë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërsa vazhdojnë shkeljet e armëpushimit të vendosur tetorin e kaluar, sipas burimeve mjekësore lokale. Tre persona u vranë dhe të tjerë u plagosën nga një sulm ndaj një banese në Beit Lahiya, pranë spitalit Kamal Aduan. Më herët, një sulm me dron në zonën al-Mauasi, në Khan Younis, vrau një person dhe plagosi tre të tjerë. Tre palestinezë të tjerë humbën jetën nga plagët e marra në sulme të mëparshme në Khan Younis. Sipas korrespondentes së Al Jazeera Arabic, Nour Khaled, dy prej tyre ishin plagosur gjatë një sulmi të hënën, ndërsa personi i tretë rreth dy javë më parë. Ndërkohë, një sulm izraelit gjatë natës shkatërroi një magazinë ku ruheshin furnizime ushqimore dhe ushqyese për...
Burimi:
javanews.al