RMV regjistron 50 raste, gjashtë të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor, mes tyre rasti i parë në Kumanovë

RMV regjistron 50 raste, gjashtë të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor, mes tyre rasti i parë në Kumanovë

Në Maqedoninë e Veriut, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se numri i përgjithshëm i të infektuarve me ethet e Nilit Perëndimor ka arritur në 50 raste, pasi vetëm brenda një dite u regjistruan gjashtë raste të reja. Mes tyre është edhe rasti i parë i konfirmuar në Kumanovë, një burrë 65-vjeçar me sëmundje kronike, i cili është i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Sipas Qendrës së Shëndetit Publik në Kumanovë, pacienti nuk kishte udhëtuar jashtë vendit para shfaqjes së simptomave, duke treguar për transmetim aktiv lokal të virusit. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë për shkak të pranisë së sëmundjeve kronike, përfshirë diabetin. Autoritetet kanë kryer një anketë epidemiologjike me familjen dhe kanë dezinfektuar objektin ku qëndronte i infektuari, si dhe zonat...