“Kemi 30 mln euro mall”, media belge zbërthen dosjen e “Cinco”-s dhe mesazhin për Edi Ramën

“Kemi 30 mln euro mall”, media belge zbërthen dosjen e “Cinco”-s dhe mesazhin për Edi Ramën

Nga një biznesmen i njohur në jetën e natës në Shqipëri, te një prej emrave të dosjeve të mëdha të trafikut të kokainës në Belgjikë. Media belge “Het Laatste Nieuws” sjell historinë e Ermir Ndreajt, i njohur si “Cinco”, teksa ka zbuluar mënyrën se si ai dyshohet se operonte në prapaskenat e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa në komunikimet e tij shfaqen miliona euro, laboratorë kokaine, transporte nga Ekuadori dhe një jetë luksoze. Në një prej bisedave të zbuluara në dosje, Ndreaj flet edhe për investime prej miliona eurosh dhe, madje përfshin në llogaritë e tij edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. “Edhe kryeministri i Shqipërisë merr pjesë”, shkruante ai, pa dhënë në atë komunikim detaje të mëtejshme se çfarë nënkuptonte. Sipas prokurorisë belge, Cinco nuk ishte...