Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri
Pas konfirmimit të rastit të parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës. Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren për kryerjen e hetimit entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e pranisë së mushkonjës që transmeton virusin e Nilit Perëndimor dhe marrjen e masave të nevojshme të kontrollit. Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor përkatës. I moshuari jeton në qytetin e Korçës dhe dyshohet se është pickuar nga një mushkonjë gjatë kohës që qëndronte në një lulishte, ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të ditës. Pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, ai...
Burimi:
syri.net