Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, ISHP nis hetimin në terren pas rastit të parë
Pas konfirmimit të rastit të parë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik dhe entomologjik në qarkun e Korçës. Një grup specialistësh nga Tirana ka mbërritur në terren për të kontrolluar praninë e mushkonjave që mund të transmetojnë virusin, si dhe për të kryer depistimin në zonën ku dyshohet se është infektuar pacienti. Rasti i parë i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të qytetit dhe po merr trajtimin mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se është pickuar nga mushkonjat teksa qëndronte në shumicën e kohës në një lulishte në qytetin e Korçës. Pas shfaqjes së simptomave, ai iu drejtua spitalit, ku analizat laboratorike konfirmuan infektimin me...
Burimi:
ntv.al