Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë në Tokio, autorët arratisen në 10 sekonda (VIDEO)

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë në Tokio, autorët arratisen në 10 sekonda (VIDEO)

Katër orë luksoze, me vlerë rreth 200 milionë jen, ose më shumë se 1.2 milionë dollarë, janë grabitur në një dyqan në lagjen Nakano të Tokios. Sipas policisë, një burrë theu me një objekt që dyshohet të ketë qenë çekiç vitrinën e dyqanit dhe mori katër orët e shtrenjta. Grabitësi qëndroi në dyqan për rreth 10 sekonda, përpara se të largohej me vrap së bashku me një person tjetër. Në momentin e ngjarjes ndodheshin pesë punonjës në dyqan, por asnjëri prej tyre nuk pati kontakt me autorin dhe nuk pati të lënduar. Policia ka nisur kërkimet për dy personat e dyshuar. Orët e vjedhura janë prodhuar me dorë nga prodhues prestigjiozë dhe tregtohen me çmime shumë të larta. Sipas Hirota Masayuki, kryeredaktorit të edicionit japonez...