Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit politikë e ministrat në selinë e PS-së
Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet të premten pasdite në selinë e PS-së, në një mbledhje të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Sipas informacioneve, në fokus të mbledhjes do të jetë përcaktimi i datës së Asamblesë së Partisë Socialiste. Mbledhja e Asamblesë pritet të zhvillohet gjatë ditëve të para të shtatorit. Takimi i Kryesisë vjen në kuadër të përgatitjeve të strukturave të PS-së për aktivitetin politik të muajit shtator dhe përcaktimin e axhendës së mëtejshme të partisë. Mbledhja vjen vetëm pak ditë pas takimeve me dyer të mbyllura në Pogradec, ku në qendër ishte qasja e re e qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Rama kërkoi që problematikat e tyre të vendosen në krye të axhendës, duke u ngarkuar ministrave që çdo...
Burimi:
vizionplus.tv