Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..
Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre tre të mitur dhe një e moshuar 79-vjeçare, u kthyen në atdhe nga Siria në orën 01:20, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në zonat e konfliktit dhe kampet në Siri. Në aeroportin e Rinasit, për të ndjekur nga afër procesin e kthimit dhe pritjen e shtetasve, ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe të strukturave të tjera shtetërore të përfshira në këtë proces. “Mirë se u kthyet në shtëpi!”, shkroi ministri Lamallari, në një postim në rrjetet sociale, duke...
Burimi:
javanews.al