Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv të vizave për azilkërkuesit

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv të vizave për azilkërkuesit

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara,Donald Trump, po përgatitet të revokojë vizat për biznes dhe turizëm të shtetasve të huaj që kanë aplikuar ose që aktualisht po kërkojnë azil në SHBA, bëri të ditur Departamenti i Shtetit. Ende nuk është bërë e ditur se sa viza do të preken, por sipas vlerësimeve të Associated Press, që u referohen dokumenteve të Departamentit të Shtetit dhe dy zyrtarëve amerikanë, ky numër mund të shhkojë deri në 200.000. Nëse zbatohet kjo, ky do të ishte revokimi më masiv i vizave që kka ndodhur ndonjëherë në historinë e SHBA-së. Çfarë tha Departamenti i Shtetit për revokimin e vizave?Departamenti i Shtetit pritet t’i njoftojë revokimet në javët e ardhshme. Fjala është për të ashtuquajturat viza B1 dhe B2 të...