Djali i Netanyahut, ishte shënjestër e një komploti për vrasje nga Irani
Djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu, dyshohet se ishte vënë në shënjestër të një komploti iranian për vrasje ndërsa ndodhej në Florida, sipas medias amerikane Newsmax, e cila citon një burim në agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Zbulimi vjen pak ditë pasi vetë Netanyahu deklaroi se Irani kishte tentuar të vriste një prej djemve të tij, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për Yair apo Avner. “Ka diçka këtu që është e pabesueshme. Irani ka shënjestruar një nga djemtë e mi. Irani u përpoq ta vriste atë”, deklaroi kryeministri izraelit gjatë një interviste për Kanalin 14. Sipas burimit të cituar nga Newsmax, objektivi ishte Yair Netanyahu, 35 vjeç, i cili kishte jetuar në zonën e Hallandale Beach, pranë Miamit. Burimi tha...
Burimi:
ntv.al