Paratë publike në rrezik/ KLSH zbulon çfarë ndodhi, dëmi vjen kryesisht nga tenderët
Punime të paguara, por të pakryera. Kontrata të pazbatuara sipas kushteve. Tenderë me vetëm një ofertues dhe mangësi në përzgjedhjen e fituesve. Këto janë disa nga problemet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimeve të kryera në katër muajt e parë të vitit 2026. Sipas buletinit zyrtar të KLSH-së, nga janari deri në prill janë evidentuar rreth 314.9 milionë lekë efekte negative në buxhet, ose afërsisht 3.2 milionë euro. Por kjo shumë duhet lexuar saktë: 84.4 milionë lekë janë klasifikuar si dëm ekonomik; 230.5 milionë lekë lidhen me menaxhim joefektiv të fondeve publike; 81.4 milionë lekë, ose rreth 97% e dëmit ekonomik, lidhen me prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave. PUNIME TË PAGUARA, POR TË PAKRYERA KLSH ka konstatuar raste të pagesave...
Burimi:
ntv.al