U riatdhesua nga Siria bashkë me nipërit/ Lamallari mirëpret gjyshen 79 vjeçare në Rinas
Pesë shtetas shqiptarë janë riatdhesuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një operacioni të fundit të koordinuar nga Tas Forca e ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Më herët, edhe Ministria e Jashtme e ka konsideruar të përfunduar operacionin. “Sot, në orën 1:20 u kthyen nga Siria në atdhe pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët tre të mitur dhe një e moshuar 79 vjeçare. E moshuara H.T, pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it, ka udhëtuar drejt Sirisë me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj”, shkruan ministri. Besfort Lamallari, kryepolici Skënder Hita, kryekomisari i Rinasit, Përparim Dema dhe të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë e të Shtetit,...
Burimi:
ntv.al