Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se për Turqinë po fillon një epokë e re. Komentet Erdogan i bëri duke folur para ushtarëve të veshur me uniforma selxhukësh në provincën juglindore të Bitlisit si pjesë e ngjarjeve për 955-vjetorin e Betejës së Manzikertit. Sipas mediave të huaja, Presidenti turk foli për fillimin e një epoke të re të “Turqisë së madhe dhe të fuqishme”, ndërsa argumentoi se Siria, Iraku dhe rajoni më i gjerë në tërësi mund të udhëhiqen drejt një periudhe paqeje dhe stabiliteti. “Siria dhe Iraku, si dhe rajoni ynë më i gjerë, do të fitojnë klimën e paqes dhe stabilitetit që kanë kërkuar prej vitesh”, tha Erdogan, duke argumentuar se “të gjithë popujt vëllezër të rajonit tonë” do të përfitojnë nga ky zhvillim....