Supermakinat dhe jahti luksoz nuk janë të Andrew Tate! Jeta e Instagramit, ekzagjerim për show dhe të rënë në sy!
Personazhi dhe influenceri kontrovers Andrew Tate ka ekzagjeruar pasurinë dhe stilin e tij të jetesës në rrjetet sociale, ndërsa disa prej makinave luksoze dhe një jaht 50 milionë dollarësh të shfaqur në postime, nuk kanë qenë në pronësi të tij. Kështu pretendojnë përfaqësuesit e tij ligjorë në një parashtresë drejtuar gjykatës në Florida. Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan, ndodhen në paraburgim në Florida dhe po kërkojnë lirimin me kusht, ndërsa presin përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Britanisë së Madhe. Dy vëllezërit u arrestuan muajin e kaluar, pasi prokurorët britanikë ngritën 38 akuza të reja, përfshirë akuza për përdhunim dhe vepra të lidhura me trafikimin seksual. Të dy i mohojnë akuzat. Prokurorët kanë argumentuar se vëllezërit përbëjnë rrezik për arratisje, duke iu referuar...
Burimi:
javanews.al