Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s në Moskë?

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s në Moskë?

Një vizitë e papritur e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi arsyen e udhëtimit dhe mesazhin që zyrtari i lartë amerikan mund t’i ketë përcjellë Kremlinit. Ratcliffe udhëtoi drejt kryeqytetit rus me një avion ushtarak amerikan të tipit C-17, i cili u nis nga baza ajrore Andrews, bëri një ndalesë në Riga të Letonisë dhe më pas u ul në Moskë. Pas mbërritjes së avionit, në kryeqytetin rus u vu re edhe një autokolonë me automjete me targa diplomatike amerikane. Prania e Ratcliffe në Moskë është konfirmuar për mediat amerikane CBS News, CNN dhe Axios nga zyrtarë amerikanë. Megjithatë, nuk janë bërë të ditur as personat me të cilët ai është takuar dhe as temat e bisedimeve. CIA...