“Plani serb për radikalizimin e Kosovës”/ Dokumenti dyshohet se u gjet në telefonin e Shehollit, reagon Mulosmani

“Plani serb për radikalizimin e Kosovës”/ Dokumenti dyshohet se u gjet në telefonin e Shehollit, reagon Mulosmani

Ermal Mulosmani KOSOVË- Gazetari Ermal Mulosmani ka reaguar në rrjetin sociale Facebook pas publikimit të detajeve të reja nga dosja ndaj analistit Fatmir Sheholli, i cili akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për spiunazh në favor të Serbisë. Në postimin e tij, Mulosmani ndalet te një prej dokumenteve që, sipas tij, është gjetur në telefonin e Shehollit dhe që lidhet me një plan të dyshuar të shërbimit sekret serb për Kosovën. Sipas Mulosmanit, dokumenti përmban pretendime për krijimin e një Kosove me ekstremizëm islamik, përhapjen e xhamive dhe nxitjen e retorikës fondamentaliste. “Sipas saj, shërbimi sekret serb kishte për qëllim dhe plan të krijonte një Kosovë me ekstremistë islamikë, përhapjen e sa më shumë xhamive dhe nxitjen e retorikës fondamentaliste islamike”, shkruan Mulosmani. Mulosmani thekson se...