Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo
Foto ilustruese KOSOVË- Një grua shtatzënë, 25 vjeçe, u vra më 24 gusht në Malishevë. Për vrasjen dyshohet bashkëshorti i saj. Gati katër vjet më parë, një tjetër grua shtatzënë u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Edhe për vrasjen e saj dyshohej bashkëshorti. Vrasja e 35-vjeçares, në nëntor të vitit 2022, nxiti protesta dhe vuri nën presion institucionet për të ndryshuar mënyrën se si i trajtojnë dhe parandalojnë rastet e dhunës ndaj grave. Në vitet që pasuan, u ndryshuan ligje, u shkurtuan afatet për hetimin dhe gjykimin e rasteve të dhunës në familje dhe u investuan 600 mijë euro në një sistem elektronik për mbikëqyrjen e personave ndaj të cilëve gjykatat vendosin masa të tilla. Por, vrasja e 24 gushtit...
Burimi:
zeri.ai