Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

Një prej ikonave më të mëdha dhe më të dashura të muzikës amerikane, Dolly Parton, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Këngëtarja, kompozitorja dhe aktorja legjendare la pas një karrierë që shtrihet në më shumë se gjashtë dekada dhe këngë që u kthyen në klasike botërore, mes tyre “Jolene” dhe “I Will Always Love You”. Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga nipi, Bryan Seaver, përmes një videoje të publikuar në Facebook. “Është një nder, një nder i përzier me krenari absolute dhe trishtim të madh. Por trishtimi është me ne, jo me Dollyn”, tha ai. Seaver e kujtoi tezen e tij si një grua që jo vetëm ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme, por hapi rrugën edhe për shumë të tjerë....