Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin
Një prej momenteve më emocionale gjatë fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 87-të të protestës ka qenë fjala e një të reje, e cila nuk ka mbajtur dot lotët teksa i bënte thirrje shoqërisë t’i bashkohet sheshit dhe të mos nënshtrohet përballë pushtetit. Përmes një fjalimi mjaft prekës, e reja theksoi se heshtja sot do të thotë nënshtrim përfundimtar, ndërsa kërkoi më shumë empati e solidaritet me historitë e qytetarëve që uren në shesh. “Nëse nuk flasim sot nuk do të flasim më kurrë dhe do të jemi të përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin. Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin pak më shumë kur këta njerëz rrëfejnë tmerre,” u shpreh ajo mes emocioneve. Duke iu drejtuar atyre që ende hezitojnë t’i...
Burimi:
gijotina.com