Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Selitë të Mallakastrës, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 50 metrash. Sipas informacioneve paraprake, Fluturim Salobehaj dyshohet se po tentonte të riparonte një tubacion uji pranë fshatit, në një terren të vështirë, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë. Familjarët e kanë gjetur të dëmtuar dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e 51-vjeçarit nga zona e vështirë ku kishte rënë. Pavarësisht lartësisë së konsiderueshme nga e cila ka rënë, 51-vjeçari ka mundur të mbijetojë. Ai ka pësuar disa fraktura dhe po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Rrethanat e sakta...