Aktivisti Arben Kola: Mërgata jonë ka vendosur të mos bëjë pushime, por të protestojë deri në rrëzimin e Ramoviçit
Në ditën e saj të 87-të radhazi, protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar me fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve të grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, aktivisti Arben Kola vlerësoi qëndresën e protestuesve dhe në mënyrë të veçantë rolin dhe mbështetjen e mërgatës shqiptare në këtë lëvizje. Kola theksoi se kjo protestë përfaqëson një zgjim të ndërgjegjes shoqërore dhe se mbështetja e diasporës është vendimtare në këtë qëndresë. “Kemi 87 netë vetëdije qytetare, 87 netë vetëdije kombëtare. Kjo protestë kaq e bukur nuk do të ishte e mundur pa pjesëmarrjen e mërgatës sonë, e cila këtë verë ka vendosur që të mos bëjë pushime, por të protestojë deri në rrëzimin e Ramoviçit. Diaspora është me ne! Diaspora është me ne! Diaspora...
Burimi:
gijotina.com