Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se 8 orësh nga Policia dhe Zjarrfikësja, 48-vjeçarit

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se 8 orësh nga Policia dhe Zjarrfikësja, 48-vjeçarit

Në fshatin Kapaj, Mallakastër, shtetasi Fluturim Salobehaj, 48 vjeç, duke tentuar të rregullonte tubin vaditës të ujit, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, ku ka mbetur i bllokuar. Pas njoftimit të marrë nga familjarët, shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga humnera. Pas një ndërhyrjeje të përbashkët, u bë e mundur nxjerrja e 48-vjeçarit, i cili kishte qëndruar i bllokuar për më shumë se 8 orë. Salobehaj ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për këtë arsye, u transportua për ndihmë mjekësore në spital.