Rrëzohet nga 50 metra lartësi në Kapaj, momenti kur burri i plagosur nxirret nga humnera me barrrelë (VIDEO)

Rrëzohet nga 50 metra lartësi në Kapaj, momenti kur burri i plagosur nxirret nga humnera me barrrelë (VIDEO)

Një ngjarje aksidentale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj të Fierit, ku shtetasi Fluturim Salobehaj, rreth 50 vjeç, ka rënë në një humnerë nga një lartësi prej rreth 50 metrash. Mësohet se 50-vjeçari ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit. Pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, ai është nxjerrë nga humnera dhe po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen dhe evakuimin e të dëmtuarit. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti.