“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon ankimimin, lë në qeli Ermal Beqirin
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri do të vijojë të qëndrojë në burg në Francë. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit në Nîmes. Mediat franceze raportojnë se Beqiri i kishte kërkuar gjykatës lirimin me kusht, me argumentin se po mbahej padrejtësisht në burg, ndërsa ndaj tij ka edhe një kërkesë nga SPAK për ekstradim. Ndërkohë, Prokuroria kundërshtoi lirimin e biznesmenit, me arsyetimin se burimet e tij dhe licenca e pilotit do t’i lejonin atij t’u shmangej shpejt autoriteteve. Gjatë fjalës së tij, Beqiri ka deklaruar se ka shkuar në Francë që në moshën 16-vjeçare dhe se, nëse do të duhej të fshihej, do të ishte larguar drejt Dubait. “Arrita në Francë në moshën 16 vjeç, kam familjen time të dytë këtu. Po, lëviz shumë, në...
Burimi:
vizionplus.tv