Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet
Kompeticioni i Champions League nuk resht së surprizuari. Vjet ishte skuadra norvegjeze e Bodo Glimt, këtë sezon është… Sabah Baku! Klubi azerbajxhanas ka siguruar një vend historik në fazën kryesore të Champions League, duke përmbysur në mënyrë dramatike Hapoel Beer-Sheva në ndeshjen e kthimit të play-off-it. Sabah Baku, i themeluar vetëm nëntë vite më parë, ishte vetëm pak sekonda larg eliminimit, por një gol në minutat shtesë ndryshoi gjithçka. Kur Hapoel Beer-Sheva po mendonte për kualifikimin, Tellur Mutallimov, i aktivizuar si zëvendësues, shënoi në minutën e fundit të kohës shtesë, duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Sabah më pas kompletoi përmbysjen. Sulmuesi nga Gaboni, Orphe Mbina, realizoi me kokë në minutën e 101-të, ndërsa Joy-Lance Mickels shënoi golin e tretë në shtesë në minutën e...
Burimi:
javanews.al