“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën
I shumëkërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, biznesmeni shqiptar Ermal Beqiraj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, pasi gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim. Vendimi vjen në një kohë kur autoritetet shqiptare kanë paraqitur një kërkesë për ekstradimin e tij. Mbrojtja argumentoi se klienti i saj ishte subjekt i një “ndalimi të paligjshëm”, duke theksuar se Beqiri kishte mësuar më herët nga mediat shqiptare se ishte i kërkuar dhe kishte informuar vetë autoritetet franceze për situatën. Sipas avokatit, fakti që ai kishte dhënë adresën dhe ishte vënë në dispozicion të autoriteteve nuk përputhej me pretendimin se ishte një person “i arratisur”. “Arrita në Francë në moshën 16 vjeç, kam familjen time të dytë këtu. Po, lëviz shumë, në Turqi,...
Burimi:
javanews.al