Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

Një rrjet i trafikut dhe shpërndarjes së kokainës në Mykonos të Greqisë është goditur nga autoritetet vendase. Ata përdornin kompani transporti për të fshehur aktivitetet e tyre dhe për të pastruar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme. 9 persona u arrestuan, shqiptarë, grekë dhe turq. Ata ishin pronarë të 3 kompanive që me furgonët e tyre merrnin përsipër transportimin e vizitorëve në destinacione brenda ishullit. “Si një mjet për të fshehur aktivitetin e tyre të paligjshëm në ishullin e Mykonosit, ata përdorin kompani transporti që janë aktive në transportimin e turistëve dhe vizitorëve në ishull”, - thuhet në një deklaratë të një oficeri të Prokurorisë greke. Nëpërmjet këtij aktiviteti ata arrinin, (përveç legalizimit të parave nga trafiku i drogës), të gjenin klientë midis turistëve...