Mbyllet protesta e 87-të/ Protestuesit: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Mbyllet protesta e 87-të/ Protestuesit: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Është zhvilluar në ditën e 87-të protesta qytetare para Kryeministrisë, ku për gati 3 muaj kërkohet dorëheqja e Edi Ramës. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën edhe fjalimet e protestuesve. Gjatë protestës, profesori Lush Susaj dha një mesazh të fortë, duke u bërë thirrje studentëve, pedagogëve dhe mësuesve që në shtator të ngrihen në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai e cilësoi “Paktin për Universitetin” si një mashtrim nga qeveria. Si pasojë e keqqeverisjes, protestuesit theksuan se e vetmja shpresë për rininë është emigrimi, ndërsa kërkuan që shteti të mbajë përgjegjësi për popullin e vet dhe vendin që drejton. Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit rinisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë thirrje kundër qeverisë dhe kërkesën për...