Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës zhvilluan sot ditën e 26-të të protestës së tyre kundër reformës së re administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie së bashku me 14 të tjera në shkallë vendi. Gjatë fjalimeve të mbajtura në shesh, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje, me qëllim që reagimi i komunitetit të jetë sa më i fuqishëm. Ata i janë drejtuar me një apel të drejtpërdrejtë deputetëve që përfaqësojnë zonën në Kuvend, duke u kërkuar që të dalin në mbështetje të banorëve dhe të votojnë kundër këtij projekti që e kthen Divjakën dekada pas. Protestuesit u shprehën të vendosur për të mos hequr dorë nga qëndresa e tyre deri në ditën e fundit, me qëllim që projektligji...