Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar përpara Kryeministrisë, ku mes pjesëmarrësve ka marrë fjalën edhe një i ri nga diaspora shqiptare, i cili prej pesë vitesh jeton në New York. Në fjalën e tij, i riu tha se ishte rikthyer në Shqipëri për t’iu bashkuar qytetarëve që vijojnë protestën dhe që, sipas tij, ende besojnë se vendi mund të ndryshojë. Ai solli edhe përvojën personale të emigrimit, duke folur për largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga vendi dhe pasojat që ky fenomen ka sjellë për familjet. Sipas tij, zgjidhja për situatën në të cilën ndodhet vendi është largimi i kryeministrit Edi Rama, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të mos humbasin shpresën. “Sot dua të flas pak gjatë pasi kam mall, prej 5...
Burimi:
gijotina.com