Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

Profesori Lush Susaj iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen për të larguar qeverinë dhe klasën politike, të cilën e cilësoi si “prostitucioni politik shqiptar”, që sipas tij, ka shkaktuar këtë gjendje në të cilën ndodhet vendi. Ai theksoi se korrupsioni duhet të shpallet tradhti ndërsa të korruptuarit  tradhtar të kombit, pasi siç shtoi ai, vetëm atëherë nuk do t’i shtrijnë duart për të vjedhur pronat e qytetarëve. “E mora fjalën sonte për të ndarë me ju kënaqësinë më të madhe dhe të vërtetën historike që, sikurse natën e parë, edhe sot, në natën, në ditën e 87-të, jo vetëm që nuk jemi demotivuar e dobësuar, po, përkundrazi, jemi më të fortë e më të bashkuar e më të vendosur se kurrë për t’i shkuar...