Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

Vazhdojnë kërkimet për të gjetur biznesmenin 66-vjeçar spanjoll Juan José Mutilba, i cili rezulton i zhdukur që nga e marta e kaluar, pasi ra nga një varkë me vela në detin Jon. Sipas informacioneve, kërkimet janë përqendruar në një zonë detare afërsisht 120 milje detare nga brigjet italiane, ku është regjistruar “gjurma e fundit” e kalimit të velierës përpara se biznesmeni të binte në det. Në operacion janë përfshirë forca nga Roja Bregdetare Italiane dhe Roja Bregdetare Spanjolle, si dhe një anije e Frontex. Pavarësisht mobilizimit të madh, deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e biznesmenit 66-vjeçar nga Burgos. Të martën pasdite, anëtarët e familjes së tij janë takuar me përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme Spanjolle në Romë, në mënyrë që të informohen...